Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding jep intervistë mbi nismën "Një brez, një rrugë"
2019/04/17

Më 8 prill, ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding i dha një intervistë ekskluzive "Gazetës Shqiptare", ku foli kryesisht mbi nismën "Një brez, një rrugë" dhe Forumin e 2-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar mbi "Një brez, një rrugë".

Ambasadori Zhou u shpreh se, që në fillimin e saj, nisma "Një brez, një rrugë" ka marrë një përkrahje të fortë dhe mbështetje të ngrohtë nga komuniteti ndërkombëtar. Deri më tani, 124 shtete dhe 29 organizata ndërkombëtare kanë nënshkruar dokumente bashkëpunimi përkatëse me Kinën. Bota sot përjeton ndryshime të thella. Proteksionizmi dhe unilateralizmi po rriten. Nisma "Një brez, një rrugë", e udhëhequr nga parimi i konsultimeve dhe bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta, pasqyron mbështetjen për multilateralizmin dhe një ekonomi të hapur globale. "Një brez, një rrugë" është propozuar nga Kina, por mundësitë dhe frytet e krijuara nga ajo i përkasin botës. Kjo nismë i ka dhënë një shtyrje të fortë ndërlidhshmërisë së gjithanshme dhe është një mënyrë e rëndësishme për rritjen e ekonomisë botërore.

Në intervistë ambasadori Zhou Ding bëri të ditur që tema e forumit mbi "Një brez, një rrugë" është: "Ndërtimi i përbashkët i 'Një brez, një rrugë', krijimi i një të ardhmeje më të bukur". Pala kineze është e gatshme që gjatë forumit, të vlerësojë bashkë me palët e ndryshme zhvillimet e bashkëpunimit dhe të hartojë një plan për bashkëpunimin e ardhshëm, për të nxitur zhvillimin cilësor të bashkëpunimit ndërkombëtar lidhur me nismën "Një brez, një rrugë".

Ambasadori kinez shprehu gjithashtu bindjen që forumi i dytë do të arrijë sukses të plotë dhe do të bëhet një gur i ri kilometrik gjatë procesit të ndërtimit të "Një brez, një rrugë".

Në intervistë, përfaqësuesi i diplomacisë kineze në Shqipëri iu përgjigj edhe pyetjeve mbi marrëdhëniet Kinë-Evropë dhe marrëdhëniet dypalëshe Kinë-Shqipëri.

Suggest To a Friend:   
Print