Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadorja e Kinës Jiang Yu takon ministrin shqiptar të Bujqësisë
2018/10/01

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu u takua më 27 shtator me ministrin e Bujqësisë dhe të Zhvillimit Rural Niko Peleshi.

Dy palët shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin konkret në fushën e bujqësisë midis Kinës e Shqipërisë.

Ambasadorja Jiang Yu vuri në dukje se bujqësia është një fushë me përparësi dhe bashkëpunimi dypalësh ka shumë potencial dhe programe të shumta, duke shtuar se ky bashkëpunim është një ndër fushat e rëndësishme të bashkëpunimit ekonomiko-tregtare mes dy vendeve. Falë përpjekjeve të kryeministrave të dy vendeve, dy palët nxitën ndërtimin e qendrës së bashkëpunimit në këtë sektor dhe të platformës së shërbimeve për fermerët, për të forcuar kapacitetet e prodhimit në bujqësisë.

Specialistët e fushës bujqësore nga dy vendet kanë bashkëpunuar duke shqyrtuar ide të reja, kapërcyer pengesat dhe arritën shumë përparim.

Ka nisur procesi i inspektimit dhe karantinës për produktet bujqësore shqiptare që eksportohen në Kinë. Ajo shtoi se ambasada kineze në Shqipëri do të vijojë rolin ndërmjetësues për të nxitur bashkëpunim të ngushtë mes Ministrisë shqiptare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Administratës së Përgjithshme Doganore të Kinës, për të nxitur së bashku proceset e inspektimit dhe karantinës. Në të kaluarën, një kompani kineze fitoi tenderin për administrimin e burimeve ujore të Shqipërisë, duke zgjeruar më tej bashkëpunimin dypalësh.

Këtë vit u përurua Qendra Inovative e Shkencës dhe Teknologjisë Bujqësore Kinë-Shqipëri, nismë e përbashkët e Universitetit Bujqësor të Pekinit dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës. Kompanitë kineze dhe shqiptare kanë nisur të investojnë së bashku për kultivimin e perimeve. Për të zbatuar "Projektin 100 fshatrat" kundër varfërisë në rajonet rurale të Shqipërisë, pala kineze do të ftojë 25 kryetarë të fshatrave shqiptare në Kinë për trajnim, të cilët do të shkëmbejnë përvojat për luftën kundër varfërisë me palën kineze.

Ministri shqiptar i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural Niko Peleshi shprehu dëshirën për forcimin e mëtejshëm të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit me Kinën në fushën e makinerive bujqësore, eksportit të produkteve bujqësore në Kinë, inspektimit dhe karantinës, në sektorin e ujitjes, zhvillimit të burimeve njerëzore, turizmin rural etj.

Suggest To a Friend:   
Print