Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Kryetari i Parlamentit shqiptar takohet me ambasadoren e Kinës
2018/03/30

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu u takua më 27 mars me kryetarin e Parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi. Të dy zyrtarët shkëmbyen mendime lidhur me marrëdhëniet kino-shqiptare dhe problemet e tjera me interes të përbashkët.

Ishin të pranishëm në këtë takim edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe sekretari i përgjithshëm i Taullant Balla, deputetja dhe sekretarja e rinisë, Elisa Spiropali dhe këshilltari politik i ambasadës Bai Yunbin.

Ambasadorja Jiang Yu tha se në vitet e fundit, marrëdhëniet kino-shqiptare janë zhvilluar dhe rritur në mënyrë të gjithanshme, duke u bazuar mbi respektin reciprok, besimin dhe përfitimin e ndërsjellë.

"Miqësia e thellë tradicionale është pasuri e përbashkët dhe e shtrenjtë e të dy vendeve," tha Jiang, duke shtuar se të dyja palët duhet të shfrytëzojnë thellësisht forcën e kësaj miqësie dhe të nxisin vazhdimisht marrëdhëniet kino-shqiptare në epokën e re.

Në takim u tha se të dyja palët duhet të forcojnë shkëmbimet dhe mësojnë nga njëra tjera përmes institucioneve legjislative dhe partive të të dy palëve, për të shfrytëzuar plotësisht rastin e sjellë nga nisma "Një brez dhe një rrugë" dhe mekanizmi i bashkëpunimit "16+1".

Ambasadorja Jiang Yu u shpreh gjithashtu se pala kineze përkrah me vendosmëri procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe e respekton rrugën e saj zhvillimit, ndërsa vlerësoi e gëzuar arritjet dhe sukseset e shënuara gjatë procesit të integrimit europian.

"Duke mbajtur një qëndrim të hapur e duke marrë parasysh nevojat dhe epërsitë e Shqipërisë, pala kineze po kërkon aktivisht mënyra bashkëpunimi midis dy vendeve," tha ambasadorja kneze.

Jiang Yu i njohu ligjvënësit shqiptarë me strategjinë në dy faza të zhvillimit të Kinës: ndërtimin e një shoqërie relativisht të begatë deri në vitin 2020 dhe krijimin e një shoqërie të begatë, të fortë, demokratike, të civilizuar, harmonike dhe të bukur, deri në vitin 2035.

Ambasadorja u shpreh se edhe politika e jashtme e Kinës në epokën e re duhet të punojë me përpjekje për lumturinë e popullit kinez, do të përkrahë realizimin e qëllimit të "dy njëqindvjeçarëve".

Ajo shtoi se Kina punon vazhdimisht për paqen dhe zhvillimin global.

"Zhvillimi i Kinës nuk është kërcënim, por është rast," tha ambasadorja, ndërsa shtoi se nisma "Një brez dhe një rrugë" synon zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Nga ana e tij, kryeparlamentari Gramoz Ruci përshëndeti mbajtjen me sukses të Kongresit të 19-të të PK të Kinës dhe "dy sesioneve" . Ai shprehu besimin e vendosur se PK e Kinës do ta udhëheqë popullin kinez drejt sukseseve më të mëdha të zhvillimit.

Ruçi tha se Parlamenti shqiptar dhe Partia Socialiste e Shqipërisë i kushtojnë shumë rëndësi zhvillimi e marrëdhënieve me Kinën dhe dëshirojnë të forcojnë vazhdimisht shkëmbimet midis organeve legjislative të të dy vendeve dhe të thellojnë kontaktet midis dy partive, duke mësuar nga përvoja e suksesshme e Kinës.

"Pala shqiptare përkrah dhe do të vazhdojë të marrë pjesë në ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë" dhe mekanizmin e bashkëpunimit "16+1", në mënyrë që ta kthejë miqësinë tradicionale dhe marrëdhëniet e mira politike midis dy vendeve në më shumë rezultate bashkëpunimi konkret.

Suggest To a Friend:   
Print