Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Stafi i grave të ambasadës kineze takohet me anëtare të fondacionit "Nermin Vlora"
2018/03/30

Më 26 mars, stafi i grave të ambasadës kineze në Shqipëri, me ambasadoren Jiang Yu në krye, patën një takim miqësor me kryetaren e fondacionit "Nermin Vlora" Zenepa Luka, ish-zv.kryetaren e Kuvendit Makbule Çeço, drejtoren ekzekutive Burbuqe Spahiu dhe anëtare të tjera të fondacionit nga qarqet kulturore, mediatike, akademike etj.

Ambasadorja Jiang vlerësoi rolin e rëndësishëm të grave. Ajo vuri në dukje që, në epokën e re të ndërtimit në mënyrë të gjithanshme të një vendi modern socialist, Kina ka njohur arritje të reja në çështjet e grave. Gratë kineze kanë dhënë kontributin e tyre në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm e të shëndetshëm të ekonomisë dhe të harmonisë shoqërore. Femrat kineze kanë luajtur rolin e rëndësishëm në rrugën e realizimit të Rilindjes Kombëtare.

Përfaqësuesja e diplomacisë kineze në Shqipëri tha që fondacioni "Nermin Vlora" përbëhet nga përfaqësuese të dalluara nga qarqet politike, kulturore, mediatike, akademike etj. Gratë shqiptare ka luajtur rol aktiv në nxitjen e zhvillimit ekonomiko-shoqëror të Shqipërisë dhe marrëdhëniet kino-shqiptare.

Ambasadorja Jiang Yu vuri në dukje gjithashtu që shkëmbimet mes grave të të dy vendeve do të jetë në favor të nxitjes së njohjes mes dy popujve. Ajo shprehu gatishmërinë e palës kineze për të forcuar lidhjet dhe shkëmbimet me qarqet e grave, që bashkëpunimi mes grave të të dy vendeve të tregojë vitalitet të ri, përmbajtja e miqësisë tradicionale dypalëshe të pasurohet dhe marrëdhëniet kino-shqiptare të ngjiten në një nivel më të lartë.

Anëtart e fondacionit "Nermin Vlora" treguan lidhjet e tyre me Kinën dhe popullin kinez, duke rikujtuar vizitat e ndërsjella të delegacioneve të grave të të dy vendeve në vitin 2011. Ato thanë që janë të gëzuara për intensifikimin e shkëmbimeve politike dhe njerëzore mes dy vendeve. Me përmirësimin e statusit të grave shqiptare, gjithnjë e më shumë prej tyre janë bërë deputete, ministre ose artiste dhe kanë dhënë ndihmesë të madhe në të gjitha fushat. Fondacioni do të vazhdojë kontaktet e ngushta me palën kineze dhe do të nxitë thellimin e shkëmbimeve ndërmjet grave të dy vendeve që miqësia kino-shqiptare të shtrihet në çdo fushë.

         

Stafi i grave të ambasadës kineze dhe anëtaret e Fondacionit "Nermin Vlora" dhanë edhe një shfaqje artistike.

Suggest To a Friend:   
Print