Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Instituti i Studimeve Ndërkombëtare i Shangait vizitoi Shqipërinë
2018/03/02

Një delegacion i kryesuar nga drejtori i Komitetit Akademik të Institutit të Studimeve Ndërkombëtare të Shangait, Yang Jiemian, vizitoi Shqipërinë nga 25 deri 27 shkurt, duke u takuar përkatësisht me shefin e Kabinetit të presidencës, Arben Cicin, këshilltarin e presidentit për marrëdhëniet me jashtë, Valtar Ibrahimin, ish-presidentin e Shqipërisë, Rexhep Mejdanin dhe zv/ministrin e Jashtëm dhe njëkohësisht koordinator shtetëror i bashkëpunimit "16+1", Etjen Xhafaj.

    

    

Krahas takimeve, delegacioni bëri edhe shkëmbime me homologët e Insitutit të Studimeve Ndërkombëtare të Shqipërisë. Të dyja palët biseduan mbi nxitjen e nismës "Një brez, një rrugë" në epokën e re, bashkëpunimin "16+1" dhe marrëdhëniet Kinë-Shqipëri.

Më 26 shkurt, delegacioni vizitoi ambasadën e Kinës në Shqipëri, ku u mbajtën takime me të ngarkuarin e përkohshëm me punë të ambasadës, Bai Yunbin-in, konsullin ekonomik Lian Gang-un dhe u diskutua mbi bashkëpunimin Kinë-Shqipëri në fusha të ndryshme.

Suggest To a Friend:   
Print