Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadorja e Kinës takon shefin e kabinetit të presidentit Meta
2018/01/29

Shqipëria dhe Kina ritheksuan vullnetin për të mbajtur kontakte të ngushta me qëllim zhvillimin më të madh të marrëdhënieve dypalëshe.

Ky qëndrim u shpreh në takimin midis ambasadores së Kinës Jiang Yu, shefit të kabinetit të presidentit, Arben Cici dhe këshilltarit diplomatik Valter Ibrahimi.

Në këtë takim pune, ambasadorja Jiang tha se me përpjekjet e përbashkëta të të dy palëve, marrëdhëniet kino-shqiptare njohën zhvillim të qëndrueshëm dhe shëndetshëm.

"Shkëmbimet e nivelit të lartë mes dy vendeve kanë qenë të ngushta e të vazhdueshme. Besimi i ndërsjellë politik është duke konsoliduar vazhdimisht dhe nën kornizën e nismës "Një brez, një rrugë" e të mekanizmit të "Bashkëpunimit16+1", po zgjerohet e thellohet bashkëpunimi pragmatik," tha ambasadorja.

Vëllimi i tregtisë dhe investimit mes të dy vendeve janë rritur në vazhdimësi, e gjithashtu edhe shkëmbimet e kulturore e njerëzore.

Ambasadorja tha se në vitin e ri, Kina dëshiron të bashkëpunojë ngushtë me palën shqiptare për të projektuar një plan afatgjatë për nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe.

Diplomatja shtoi se Partia Komuniste e Kinës, paraqiti në Kongresin e 19-të, propozime dhe koncepte të reja për strukturimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke krijuar bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit. Kjo sipas ambasadores, pasqyron qëndrimin e Kinës për të dhënë kontributin e saj për paqen dhe zhvillimin e botës dhe mbajtjen e përgjegjësisë si një vend i madh.

Ambasadorja vuri në dukje se Kina nuk e ndan zhvillimin e saj nga ai i botës.

"Interesat e popullit kinez janë të ndërthurua me interesat e popujve të tjerë, ndaj dhe Kina synon zhvillimin e përbashkët sipas parimit të "konsultimit, ndërtimit e ndarjes së përbashkët."

Me këtë koncept mbi qeverisjen globale, Kina do të thellojë reformat dhe do të zgjerojë hapjen ndaj botës, duke krijuar më shumë hapësirë e shanse për të bashkëpunuar me vendet e botës, përfshirë Shqipërinë.

Nga ana e tyre, shefi i kabinetit i presidentit, Arben Cici dhe këshilltari diplomatik, Valter Ibrahimi, vlerësuan nismën "Një brez, një rrugë" të Kinës dhe e quajtën atë një projekt madhështor bashkëkohor. Ata shprehën dhe dëshirën e palës shqiptare për t'iu bashkuar këtij projekti. Miqësia tradicionale kino-shqiptare gjen rrënjë dhe jehonë tek të dy popujt. Ndaj zhvillimi i marrëdhënieve me Kinën ka konsensusin e qeverisë, opozitës dhe të mbarë shoqërisë.

Stafi i kabinetit i presidentit Meta, ritheksoi gjithashtu vullnetin për të mbajtur komunikim të ngushtë me palën kineze.

Suggest To a Friend:   
Print