Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Kryqi i Kuq i Kinës i ofron ndihma humanitare Shqipërisë
2017/12/21

Kryqi i Kuq Kinez njoftoi se do t'i japë Kryqit të Kuq Shqiptar ndihma urgjente humanitare me vlerë prej 50 mijë dollarësh për të ndihmuar banorët që janë prekur nga përmbytjet.

Njoftimin e përcolli këshilltari politik i Ambasadës së Kinës në Shqipëri Bai Yunbin, gjatë takimit me presidentin e Kryqit të Kuq të Shqipërisë, Ylli Alushi.

"Kina e ka ndjekur me vëmendje gjendjen e krijuar nga përmbytjet dhe i shprehu palës shqiptare ngushëllime të sinqerta," tha Bai ndërsa uroi që gjendja të kalojë sa më parë dhe jeta t'i kthehet normalitetit.

Presidenti Alushi e falënderoi Kryqin e Kuq Kinez për ndihmat e ofruara dhe u shpreh se Kina e ka treguar se me veprimet frymën humanitare të popullit të saj. Alushi u zotua se kjo ndihmë të përdoret sa më shpejt për lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.

Që nga fillimi i dhjetorit, në zona të ndryshme të Shqipërisë ka pasur shira të dendur që kanë shkaktuar përmbytje të rënda. Mbi 10 mijë hektarë tokë janë përmbytur, 590 familje janë detyruar të evakuohen, shumë banesë, rrugë dhe ura, janë dëmtuar.

Suggest To a Friend:   
Print