Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Sipërmarrësit shqiptarë dhe kinezë takohen në Panairin "Klik Ekspo Klik"
2017/11/29

Edicioni i 24-t i Panairit "Klik Ekspo Klik" u mbajt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë nga 23 deri në 26 nëntor. Në edicionin e kësaj here ishin të pranishëm mbi 350 sipërmarrje nga 24 vende të ndryshme. Për herë të parë, mori pjesë edhe delegacioni kinez, i kryesuar nga Këshilli i Kinës për Promovimin e Tregtisë së Jashtme, i përbërë nga 23 ndërmarrje kineze nga fusha e telekomunikacionit, manifakturës, tekstilit, tregtisë dhe e shërbimit në sektorin e naftës.

Kryeministri i Shiqipërisë Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e hapjes së panairit, që u zhvillua pasditen e 23 nëntorit. Në fjalimin e tij, z.Rama u shpreh se pavijoni kombëtar i Kinës është një pikë shumë tërheqëse.

"Për Kinën, Shqipëria është një vend i vogël, por prania e delegacionit kinez të mirëorganizuar në ekspozitë tregon që Shqipëria është një vend që ia vlen për të investuar", tha Rama.

I shoqëruar nga ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu dhe sekretarit të përgjithshëm të Dhomës së Tregtisë së Jashtme të Kinës Yu Jianlong, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u ndal në pavijonin e Kinës, ku ishin ekspozuar modelet e trenit me shpejtësi të lartë "Harmonia" dhe të avionit më të madh për pasagjerë i prodhuar nga Kina i modelit C919. Kryeministri shqiptar kujtoi përvojën e tij kur udhëtoi së bashku me homologun kinez Li Keqiang me trenin e shpejtësisë lartë në vitin 2015. Ai u njoh nga pala kineze me zhvillimet e fundit të Kinës në fushën e prodhimit të trenit të shpejtësisë së lartë, të avionëve të mëdhenj komercialialë si dhe të anijeve. Perfomanca e shkrimit të hieroglifeve kineze tërhoqi gjithashtu vëmendjen e kryeministrit shqiptar, i cili provoi të shkruante fjalë kineze me penel.

Pasditen e 24 nëntorit, u mbajt takimi B2B i sipërmarrësve kinezë dhe shqiptarë, i karakterizuar me pjesëmarrje të tjera nga qarqe tregtare të dy vendeve. Në të morën pjesë rreth 90 veta nga mbi 30 sipërmarrje kineze dhe mbi 40 kompani shqiptare. Takimi u drejtua nga Këshilltari Ekonomik dhe Tregtar i ambasadës kineze Lian Gang.

Në takim mbajtën fjalime ambasadorja Jiang, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Sonila Qato dhe sekretari i përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë Ndërkombëtare të Kinës Yu Jianlong. Ambasadorja Jiang nënvizoi se zhvillimi i Kinës është një mundësi për botën. Me ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë" në epiqendër, Kina po merret me formimin e strukturës së re së hapjes, që do t'i ofrojë botës një treg më të gjerë, burime më të pasura dhe më shumë lloje produktesh dhe shanse bashkëpunimi. Kina është e gatshme ta ndajë këtë mundësi me qarqet e ndryshme shqiptare.

"Takimi i sotëm 'B2B' ka krijuar platformën e shkëmbimeve mes ndërmarrjeve kineze dhe shqiptare. Jam e bindur që nëpërmjet shkëmbimeve të vazhdueshme, të dyja palët do të ndërtojnë marrëdhëniet e partneritetit mbi besimin e ndërsjellë, gjithëpërfshirjen, bashkëpunimin dhe përfitimin e përbashkët, duke vënë bazën për bashkëpunim afatgjatë", tha ambasadorja Jiang.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Sonila Qato, në fjalët e saj u shpreh se Kina është padyshim një investitor i fuqishëm në Shqipëri, me histori suksesi në sektorët e burimeve energjetike, telekomunikacionit apo infrastrukturës rrugore e ajrore.

"Vitet e fundit, shkëmbimet dypalëshe në fushën tregtare dhe kulturore-njerëzore në kuadër të "Një brez, një rrugë" kanë qenë të frytshme. Mbajtja e takimit B2B mes sipërmarrjeve shqiptare dhe kineze pasqyron vendosmërinë e dy qeverive për të thelluar mëtej bashkëpunimin pragmatik dhe për të realizuar përfitime të përbashkëta. Qeveria shqiptare do të krijojë mjedisin më të favorshëm tregtar, për t'i dhënë mbështjetjen më të fortë sipërmarrjeve kineze që kanë interes për të investuar në Shqipëri. Në këtë mënyrë do të nxisim zhvillimin e pandërprerë të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dypalësh", tha ministrja Qato.

Sekretar i Përgjithshëm i i Dhomës së Tregtisë së Jashtme të Kinës Yu Jianlong tha se si organi më i madh kinez për nxitjen e tregtisë, Këshilli i Kinës për Promovomin e Tregtisë Ndërkombëtare synon të nxisë jo vetëm investimin e Kinës në vende të tjera, por edhe investimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin ekonomik.

Sekretari Yu u zotua se pala kineze do të bëjë përpjekje së bashku me miqtë shqiptarë, në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" dhe të "Bashkëpunimit 16+1", për ndërimin e më shumë platformave të shkëmbimit dhe bashkëpunimeve. Me anë të ofrimit të më shumë shanseve tregtare, bashkëpunime të ndryshme në sektorin e infrastrukturës, të transportit, të energjisë dhe të telekomunikacionit, ta ngremë bashkëpunimin kino-shqiptar në një nivel më të lartë, duke sjellë më shumë fryte për dy popujt.

Fjalime u mbajtën edhe nga Genci Çeli, Drejtor i Departamentit të Investimeve të Huaja në Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Kryetarja e Unionit të Dhomave të Tregtisë Ines Muçostepa, përfaqësuesi i Kompanisë ZTE, Xu Le, të cilët prezantuan pikëpamjet e tyre rreth temave të ndryshme si politikat shqiptare për tërheqjen e investimeve, klimën e biznesit, kërkesat e sipërmarrjeve shqiptare për bashkëpunim, gjendjen e sipërmarrjeve kineze në Shqipëri dhe projektet e ardhshme të bashkëpunimit.

       

Gjatë panairit ambasada organizoi disa veprimtari kulturore, duke përfshirë shkrimin me hieroglife të fjalëve kineze harmoni (He), fat të mirë (Fu) etj., si dhe disa lojëra popullore kineze përfshi pingpong-un.

Instituti i Konfucit prezantoi artin e përgatitjes dhe servirjes së çajit. Gjatë ditëve të parairit u shfaq edhe një video prezantuese për Kinën, u luajt muzikë karakteristike dhe u sërvirën ushqime kineze. Këto veprimtari tërhoqën shumë vizitorë që ishin të pranishën në panair.

       

Suggest To a Friend:   
Print