Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Shqipëri: Ambasadorja kineze Jiang Yu takon ministrin Gjiknuri
2017/11/10

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu u takua të mërkurën në Tiranë me ministrin shqiptar të Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, duke shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin mes dy vendeve në fushat e energjisë dhe të infrastrukturës.

Në takim ishte i pranishëm edhe këshilltari ekonomik e tregtar i Ambasadës kineze në Shqipëri Lian Gang.

Ambasadorja Jiang u shpreh se energjia dhe infrastruktura janë dy fushat ku kompanitë kineze kanë treguar më shumë interes dhe kanë investuar më së shumti në Shqipëri. Ajo shprehu shpresën se të dy palët do të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, duke u orientuar drejt projekteve të mëdha dhe në përputhje me parimet tregtare. Znj. Jiang shtoi se dy palët duhet të kërkojnë vazhdimisht mënyra bashkëpunimi që integrojnë epërsinë e kompanive kineze me nevojat konkrete të palës shqiptare, si dhe të bëjnë përpjekje për arritje të reja gjatë bashkëpunimit në sektorin minerar, hidroenergjitikë, energjinë e re etj.

Ambasadorja Jiang theksoi se dy palët duhet të mbajnë komunikimin e ngushtë për të trajtuar si duhet sfidat që dalin, duke ruajtur gjendjen e përgjithshme të bashkëpunimit ekonomiko-tregtare mes dy vendeve. Ajo e ftoi palën shqiptare të marrë pjesë në Ekspozitën e parë të Importit të Kinës që do të mbahet në nëntorin e vitit të ardhshëm në Shangai. Sipas znj. Jiang Yu, organizimi i kësaj ekspozite përbën një vendim të rëndësishëm politik të Kinës për të nxitur hapjen në një nivel më të lartë ndaj botës dhe një masë e rëndësishme që Kina ka marrë për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të globalizimit ekonomik, për të krijuar një ekonomi të hapur botërore dhe një komunitet fatesh të përbashkëta të njerëzimit. Në këtë platformë, Shqipëria mund të vazhdojë të zgjerojë eksportimin e produkteve të saj kryesore, si mineralet etj., në Kinë.

Nga ana e tij, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë i Shqipërisë Damian Gjiknuri u shpreh se energjia dhe infrastruktura janë fusha zhvillimi me përparësi për Shqipërinë. Pala shqiptare i kushton rëndësi zgjerimit të bashkëpunimit me palën kineze në këtë fushë dhe mirëpret që më shumë kompani kineze të marrin pjesë aktivisht në projektet madhore të qeverisë shqiptare. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është e gatshme të forcojë lidhjet dhe kontaktet me palën kineze dhe të punojë së bashku me të për zbatimin e këtyre projekteve me interes dhe përfitim të përbashkët, vuri në dukje ministri Gjiknuri.

Suggest To a Friend:   
Print