Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Perspektivat premtuese për Zgjerimin e Bashkëpunimit
--intervistë me ambasadoren kineze në Shqipëri
2017/03/08
 

Në një intervistë publikuar së fundmi në revistën "Business Albania", nga gazetarja Rudina Hoxha, ambasadorja e Kinës në Shqipëri znj. Jiang Yu tha se 2016-a ishte viti i zhvillimit dhe i arritjeve në marrëdhëniet kino-shqiptare.

Bashkëpunimi pragmatik mes dy vendeve në fushën politike, ekonomiko-tregtare dhe shkëmbimet kulturore ka pasur përparim të vazhdueshëm dhe ka korrur shumë fryte.

Vizitat reciproke të nivelit të lartë kanë qenë të shpeshta dhe kjo ka rritur besimin politik dypalësh mes dy vendeve. Nënkryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, z. Ji Bingxuan, anëtari i Këshillit të Shtetit të Kinës, z. Yang Jing , sekretari i Sekretariatit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe zv.kryetar i Komisionit Qendror të Kontrollit të Disiplinës të PKK-së, z. Zhao Hongzhu kanë vizituar respektivisht Shqipërinë.

Ndërkohë, kryeparlamentari i Shqipërisë, z. Ilir Meta vizitoi Kinën, kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama u takua me homologun e tij z.Li Keqiang në Riga në takimin vjetor të udhëheqësve të Nismës së Bashkëpunimit "16+1"; ministrat e Jashtëm, të Kulturës, Shëndetësisë, kryetari i Gjykatës së Lartë kanë vizituar Kinën. Gjatë këtyre shkëmbimeve miqësore dhe vizitave të ndërsjella, u nënshkruan tetë marrëveshje në fushën diplomatike, të kulturës, burimeve ujore, binjakëzimit të qyteteve, burimeve njerëzore, ekonomike, teknologjike dhe shkëmbime lokale, që i hapën rrugë zhvillimit të shpejtë dhe të shëndetshëm të marrëdhënieve dypalëshe Kinë-Shqipëri në epokën e re.

Marrëdhëniet e mira politike mes dy vendeve tona kanë ndërtuar themel të fortë për promovimin e mëtejshëm për bashkëpunimin pragmatik në fushën ekonomiko-tregtare. Në vitin 2016, shkëmbimet ekonomike dhe tregtare mes Kinës dhe Shqipërisë janë rritur qëndrueshëm, bashkëpunimi në projekte të mëdha mes dy vendeve ka regjistruar përparim. Pas negociatave të suksesshme për arritjen e koncensionit të Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza dhe për Kompaninë Bankers nga investitorët kinezë, Kina është kthyer në një investitore kryesore në Shqipëri, diçka që do të shërbejë si një shembull i shëndetshëm për të dy palët për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar në të ardhmen.

Në të tashmen, po mbahen bisedime për disa projekte për të cilat ndërmarrjet kineze kanë shfaqur interes.

Kina do të vazhdojë të nxisë sipërmarrësit e saj të investojnë në Shqipëri në bazë të parimeve të tregut dhe sidomos për bashkëpunimin me palën shqiptare në fushat e energjisë, infrastrukturës, burimeve ujore, bujqësisë, zonave industriale, burimeve njerëzore etj. Pala kineze shpreson të punojë së bashku me palën shqiptare për të ndërtuar besimin, për kërkimin e një ndërthurjeje më të madhe interesash, duke e kthyer vullnetin e bashkëpunimit në projekte konkrete.

Pa dyshim, një mjedis miqësor investimi është thelbësor për thithjen e kapitalit të huaj. Nga të dhënat, një numër kompanish kineze po hasen me vështirësi dhe pengesa kur vijnë në Shqipëri për të investuar ose kur gjejnë mundësi bashkëpunimi.

Mbi të gjitha, shpresojmë që Shqipëria do ta përmirësojë më tej klimën e biznesit, do të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara mes qeverisë së Republikës Popullore të Kinës dhe qeverisë shqiptare për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve, të zgjidhë mosmarrëveshjet me bashkëpunim përmes konsultimeve miqësore, për të mbrojtur në mënyrë efektive të drejtat legjitime dhe interesat e investimeve kineze dhe për të tërhequr më shumë kompani kineze që të marrin pjesë në ndërtimin ekonomik shqiptar, duke arritur përfitim të ndërsjellë për mirëqënien e dy popujve tanë.

Suggest To a Friend:   
Print