Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadorja kineze në Shqipëri takim me mediat kryesore në vend
2017/02/09
Më 25 e 26 janar, ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu zhvilloi një takim me përfaqësues të medieve kryesore në Shqipëri ndër të cilët, drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Telegraftike Shqiptare, Gëzim Podgorica, presidentin i Grupit Mediatik IHB (ku përfshihet gazeta "Panorama", "Gazeta Shqiptare,Televizioni News 24 etj), kryeredaktorin e këtij grupi mediatik Robert Rakipllari, redaktorin e gazetës "Albanian Daily News" Genc Mlloja, etj. Bashkëbiseduesit u shprehën për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
                 
 

Ambasadorja Jiang tha se marrëdhënie kino-shqiptare janë futur në zhvillim të shpejtë, si dhe është shtuar bashkëpunimi mediatik, ndaj të dyja palët duhet ta forcojnë dhe të pasurojnë përmbajtjen e tij.

"Viti i 2017 është viti i medies, në kornizën e bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, ndaj me këtë rast duhet të shtohen shkëmbimet e përvojave, duke kontribuar në bashkëpunimin real" , theksoi ambasadorja Jiang.

Ajo vlerësoi punën e medieve kryesore në Shqipëri për të shtuar njohjen mes popujve të të dy vendeve, duke kontribuar në marrëdhëniet mes tyre si dhe u bëri thirrje të shtojnë vëmendjen ndaj Kinës, duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kino-shqiptare, në mënyrë të qëndrueshme dhe të shëndetshme.

Përfaqësuesit e medieve shqiptare theksuan se vitet e fundit është rritur interesimi dhe pasqyrimi i marrëdhënieve kino-shqiptare, duke u fokusuar në zhvillimin e gjithanshëm dhe të shpejtë të tyre. Ata shprehën dëshirën që gjatë veprimtarive në kuadër të "Vitit të Medies Kinë-EQL" të thellohet bashkëpunimi me mediet shqiptare, të cilat shërbejnë si një urë e forcimit të miqësisë, por dhe të bashkëpunimit real dhe njerëzor midis Kinës dhe Shqipërisë.

Suggest To a Friend:   
Print