Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Vazhdon me urgjencë shpëtimi i tre minatorëve kinezë në Bulqizë
2017/02/08
 

Autoritetet shqiptare kanë dhënë hollësi rreth shpërthimit që ndodhi më 4 shkurt në një galeri të minierës së Bulqizës, që rezultoi me bllokimin e tre minatorëve kinezë. Shpërthimi i fuqishëm ka dëmtuar infrastrukturën në minierë dhe niveli i gazit të hidrogjenit mbetet ende i lartë. Gjatë gjithë ditëve të operacionit të shpëtimit, grupi i i punës së qeverisë shqiptare i kryesuar nga zv./ministri i Energjisë, Gëzim Musebelliu dhe grupi i punës i ambasadës kineze kanë qëndruar në vendngjarje duke ndihmuar në drejtimin dhe koordinimin e operacionit. Ndërmarrjet e të dy vendeve gjithashtu po bashkëpunojnë për shpëtimin.

Së pari, sipas njoftimit të grupit të kërkimit, fuqia e shpërthimit ishte shumë e madhe dhe ka dëmtuar rëndë pajisjet. Aktualisht dendësia e gazit helmues të hidrogjenit është ende mbi nivelin e lejuar të sigurisë. Kur ndodhi shpërthimi, tre minatorët ndodheshin në një galeri nën 1 mijë metra nën tokë. Pavarësisht të gjitha metodave të përdorur nuk pati asnjë reagim dhe deri tani vendndodhja e tyre e saktë nuk dihet. Grupi i shpëtimit ka futur në galeri ajër të pastër, ushqime dhe ujë të pijshëm. Specialistët shqiptarë thonë e ka pas shanse që ata të rikthehen të gjallë.

Së dyti, grupet e kërkimit dhe punëtorët e të dy palëve kanë punuar pa pushim për afro 40 orë duke instaluar ventilatorë dhe ashensorë në galeri. Po pastrohen inertet e rrëzuar, por aktualisht nuk ka minatorë të futur në galeri në nivelin 21 ku mendohet se ndodhen minatorët e bllokuar.

Së treti, po veprojnë dy ekipe profesionale të shpëtimit të organizuar nga qeveria shqiptare. Ata do të hyjnë në galeri dhe do të kryejnë kërkime pasi të arrihen kushtet e sigurisë. Autoritetet kanë vendosur në gatishmëri një helikopter për 24 orë. Tre ambulanca ndodhen vetëm dy minuta larg hyrjes së galerisë.

Interesim për aksidentin ka shprehur edhe ambasadori i dekretuar i Shqipërisë në Pekin, zoti Selim Belortaja.

"Koha të lutemi për ta. Pas pak mbushen 72 orë që tre shtetas kinezë mbeten të bllokuar. Le të lutemi të gjithë, që Zoti të ketë bërë mrekullinë!!," shkroi Belortaja.

Suggest To a Friend:   
Print