Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Mençuria kineze ndriçon drejtimin e zhvillimit të ekonomisë botërore
2017/01/25
 
"Krah për krah mbajmë përgjegjësinë e erës sonë, promovojmë zhvillimin global", ishte tema e fjalimit që Presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti në ceremoninë e hapjes së së Forumit Ekonomik Botëror 2017, i cili u zhvillua më 17 janar në Davos, Zvicër. Në forumin e Davosit, i cili përgëzon famën si "Erëmatësi i ekonomisë botërore", Presidenti Xi Jinping orientoi zhvillimin e ekonomisë botërore me drejtimin nga fryjnë rrymat ajrore të Kinës që janë - insistimi në globalizmin ekonomik, rritja e ekonomisë botërore e motivuar nga inovacioni si dhe forcimi i qeverisjes së ekonomisë globale.

Këmbëngulja në drejtimin e duhur të globalizmit ekonomik

Përsëritja e shpeshtë vitin e kaluar e të ashtuquajturave "ngjarje të mjellmave të zeza" ka qenë një surprizë për vëzhguesit në mbarë botën, duke e bërë vitin 2016 vitin kur pasiguria pësoi rritje. Në një mjedis ku rimëkëmbja e ekonomisë botërore shfaqet e pafuqishme, dhe me goditjet prej sulmeve terroriste dhe çështjes së refugjatëve, ideologjia e së djathtës ekstreme dhe populizmi në një numër vendesh e rajonesh kanë filluar të marrin formë dhe deglobalizmi ka gjetur simpatizantë të shumtë. Sikurse brenda një nate, globalizmi ekonomik, dikur i vlerësuar si shpella ku fshihej thesari pafund i zbuluar nga Ali Baba në përrallat e librit "Netët arabe", tani është shndërruar në "kutinë e Pandorës". Fajësimi i tillë që i bëhet globalizmit ekonomik për kaosin nëpër botë është i njëanshëm dhe aspak objektiv. Siç ka theksuar edhe Presidenti Xi Jinping, kriza e refugjatëve ka ardhur si rezultat i luftës, konflikteve dhe trazirave rajonale; kërkimi së tepri për përfitime i kapitaleve financiare dhe dështimi i normave financiare kanë rezultuar në krizë financiare, nëse thjesht do të fajësojmë globalizmin

për problemet në botë, kjo gjë jo vetëm do të ishte e papajtueshme me realitetin, por edhe nuk do të ndihmonte në zgjidhjen e këtyre problemeve.

Globalizmi ekonomik rrjedh nga rritja e prodhimtarisë shoqërore dhe është rezultat natyral i progresit shkencor dhe teknologjik, ka ofruar një energji të fortë për rritjen ekonomike globale, ai është trendi i përgjithshëm i zhvillimit të botës. Pretendimi njerëzor për të frenuar ose ballafaquar këtë trend nuk është as akt i mençur, as i realizueshëm. Në të vërtetë, globalizmi ekonomik është "një shpatë me dy tehe", në kohën kur ekonomia e botës është nën trysninë e rënies, diferenca midis të pasurve e të varfërve zmadhohet dhe "Efekti Matthew" është bërë më i dallueshëm, si vendet e zhvilluara edhe ato në zhvillim gjenden përballë presionit të madh. Por kjo nuk do të thotë që duhet të vetëmbyllemi në dhomën e errët të proteksionizmit dhe izolacionizmit, përndryshe përveçse do të qëndronim larg stuhive, do të ishim gjithashtu edhe larg dritës dhe ajrit. Siç nënvizohet edhe në temën e Forumit vjetor të Davosit, "Lidership i përgjithshëm dhe i përgjegjshëm", liderët e botës duhet të njehin prirjen e globalizmit ekonomik, duhet të përballen me çështjet që lindin nga ky fenomen, të ofrojë receta të duhura në mënyrë që të orientojnë ekonominë e botës si të tejkalojë vështirësitë.

Përballë tre sëmundjeve rrënjësore në sferën ekonomike, që janë: mungesa e fuqisë lëvizëse për rritjen globale, qeverisja jokompetente e ekonomisë globale dhe humbja e balancës së zhvillimit ekonomik, Presidenti Xi Jinping, ka dhënë recetën kineze. Së pari, duhet të krijojmë një model dinamik të rritjes së motivuar nga inovacioni; së dyti, duhet të gjejmë një qasje të mirë-koordinuar dhe të ndërlidhur për të zhvilluar modelin e bashkëpunimit të hapur dhe me përfitime të përbashkëta; së treti, duhet të ndjekim modelin e qeverisjes së paanshme, të barabartë dhe bashkëkohore; së fundmi, duhet të zhvillojmë modelin e zhvillimit të ekuilibruar, të barabartë dhe përfshirës. Këto katër receta janë zgjidhje të përkohshme edhe të përhershme. Objektivi përfundimtar është që globalizmi ekonomik të jetë më inovativ, i hapur, i arsyeshëm, i barabartë dhe përfshirës.

Zhvillimi i Kinës është shansi i botës

Qysh nga zbatimi i Reformës dhe Hapjes, Kina vazhdon të integrohet aktivisht në ekonominë botërore dhe përparimet e saj ekonomike janë në syrin e të gjithëve. Kina përfiton nga globalizmi ekonomik, por i kontribuon më shumë. Rritja e shpejtë e ekonomisë kineze është fuqia e fortë dhe e vazhdueshme që siguron qëndrueshmërinë dhe rritjen e ekonomisë botërore. Sipas parashikimit të FMN-së, 39% e rritjes së ekonomisë globale rrjedh nga Kina, dhe Kina ka shumë gjasa të vazhdojë të jetë fuqia e parë e zhvillimit të ekonomisë botërore për të tetin vit radhazi. Zhvillimi i Kinës është shansi i botës, Kina mirëpret vendet e tjera që të kapin 'trenin e shpejtë' të zhvillimit të Kinës.

Kina është bërë ekonomia e dytë e botës. Ky rezultat është njohje për kurajën dhe trimërinë e Kinës për një periudhë mbi 30 vite të angazhimeve të saj në proçesin e globalizmit të ekonomisë; në të njëjtën kohë, ky rezultat nënkupton që në të ardhmen Kina do të marrë përsipër më shumë përgjegjësi dhe të japë më shumë kontributë në globalizmin ekonomik. Duke qenë në qendër të skenës botërore, Kina ka si detyrë dhe përgjegjësi të kontribuojë me mençuri e fuqi në mënyrë që projektet e saj të shërbejnë për rritjen e ekonomisë botërore dhe përmirësimin e qeverisjes globale.

'Projekti Kinez' për nxitjen e zhvillimit eknomik botëror

Iniciativa "Një brez, një rrugë" është tamam një projekt i tillë i paraqitur nga Kina, por nga i cili do të përfitojë e gjithë bota. "Një brez, një rrugë", është "Brezi ekonomik i Rrugës së Mëndafshit" dhe i "Rrugës së Mëndafshit detar në Shekullin 21", me parimin e konsultimeve, ndarjes dhe ndërtimit të përbashkët, promovon frymën e hapjes, gjithëpërfshirjes dhe interkonektivitetit, synon të lidhet me strategjitë e vendeve përkatëse në mënyrë që të gjitha palët të kenë përfitime të përbashkta, dhe të zhvillohen në mënyrë të përbashkët nga ndërtimi i 'Një komunitet me interes të ndarë së bashku' dhe 'Një komunitet për të ardhmen të përbashkët të njerëzimit'. Kanë kaluar më shumë se 3 vjet kur Kina paraqiti iniciativën "Një brez, një rrugë", më shumë se 100 vende dhe organizata ndërkombëtare i janë përgjigjur pozitivisht kësaj nisme me mbështetjen e tyre. Deri në korrik të 2016, investimet e përgjithshme e Kinës për vendeve e përfshira në këtë iniciativë arritën vlerën prej 51.1 miliardë dollarë, vlera e kontratave të reja mes Kinës dhe vendeve përkatëse është 279 miliardë dollarë, dhe janë krijuar afro 70 mijë vende të reja pune në këto vende. Me veprime konkrete, Kina po ndan shanse të zhvillimit të saj me vendet e tjera, që të gjithë vendet të jenë në prosperitet, rrjedhimisht mund të themi që Kina ka sjellë energji të fuqishme, gjë e cila i mungon globalizmit.

Vitet e fundit, marrëdhëniet kino-shqiptare janë duke u zhvilluar pa ndërprerë nën orientimin e iniciativës "Një brez, një rrugë" dhe mekanizimit të Bashkëpunimit midis Kinës dhe Vendeve të Europës Qendrore e Lindore ("Bashkëpunim 16+1"), ato kanë hyrë në një korsi të shpejtë të zhvillimit të gjithanshëm me konkretizimin e bashkëpunimit në fushën politike, ekonomiko-tregtare, kulturore-njerëzore etj. Situata pozitive e marrëdhënieve dypalëshe dhe të bashkëpunimit konkret në ditën e sotme vjen nga puna të panumërta në të kaluarën , gjë që vlen kujdesin e të dytë palëve. Qarqet e ndryshme të dy vendeve tona duhet të konsolidojnë vazhdimisht bazament e rëndësishme që është ndërtuar mbi besim reciprok politik, të krijonë bashkërisht atmosferën e mirë për nxitjen e bashkëpunimeve në çdo fushë. Jemi të bindur që në sfondin e globalizimit ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal ekonomik, në platformën e nismës "Një brez, një rrugë" dhe "Bashkëpunimit 16+1", Kina dhe Shqipëria, dy popujt tanë, do të kapin me vendosmëri shanset historike, do të përparojnë dorë për dore dhe do të çelin bashkërisht një faqe akoma më bukur në bashkëpunim kino-shqiptar.

Suggest To a Friend:   
Print