Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Tiranë, zhvillohet ceremonia e promovimit të testit të gjuhës kineze HSK
2017/01/24
 

Të hënën u zhvillua në Tiranë ceremonia e promovimit të Testit të Nivelit të Njohjes së Gjuhës Kineze (HSK). Në këtë ceremoni merrnin pjesë ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu, drejtori i palës kineze të Institutit "Konfuci" në Tiranë Huang Qiang dhe drejtori i palës shqiptare Erion Malaj.

Ambasadorja Jiang u shpreh në ceremoni se Instituti "Konfuci" funksionin prej tre vjetësh në Shqipëri dhe numri i studentëve që mësojnë gjuhën kineze ka ardhur duke u rritur vazhdimisht. Gjithashtu, edhe puna e mësimdhënies ka pasur një ecuri pozitive, falë bashkërëndimit ndërmjet palës kineze dhe asaj shqiptare. Organizimi i HSK-së në Shqipëri u ofron studentëve shqiptarë lehtësi për certifikimin zyrtar për nivelin e njohjes së gjuhës kineze.

Ambasadorja kineze vuri në dukje gjithashtu se marrëdhëniet e bashkëpunimit miqësor midis të dy vendeve kanë hyrë në një fazë të re zhvillimi. Thellimi i bashkëpunimit dypalësh në sektorët e energjetikës, infrastrukturës, komunikacionit etj., kërkon njohjen sa më të mirë të gjuhës dhe kulturës së të dy vendeve. Znj. Jiang i nxiti studentët të mësojnë mirë gjuhën kineze dhe të shtojnë aftësitë dhe talentet që kërkon zhvillimi shoqëror. Ajo vuri në dukje se Ambasada e Kinës në Shqipëri do të përkrahë punën e Institutit "Konfuci" dhe do të ofrojë mundësi studentëve shqiptarë të Institutit "Konfuci" me rezultate të mira të studiojnë në Kinë.

Drejtori i palës shqiptare i Institutit "Konfuci" Erion Malaj u shpjegoi studentëve rregullat e HSK-së, procedurat e aplikimit dhe informacione të tjera. Ambasadorja Jiang dhe drejtori Malaj u dhanë më pas bashkërisht certifikatat studentëve që kaluan HSK-në. 

Suggest To a Friend:   
Print