Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Delegacioni i qytetit Yangzhou vizitoi Vlorën
2016/10/18
 Një delegacion nga qyteti Yangzhou i Kinës, i kryesuar nga Hong Jinhua, kryetar i komitetit të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, për këtë qytet kreu një vizitë miqësore në Vlorë nga 13 deri më 16 tetor.

Gjatë takimit me kryetarin e Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, kreu i delegacionit kinez Hong vlerësoi përparimet e viteve të fundit në shkëmbimet miqësore midis dy qyteteve dhe u shpreh për thellimin e mëtejshëm të tyre në kulturë, arsim, turizëm, me synim fitimet e përbashkëta. "Mes dy qyteteve tona binjake do të forcohen marrëdhëniet miqësore, duke kontribuar në forcimin e miqësisë tradicionale kino-shqiptare, në epokën e re", tha Hong.

Nga ana e tij kryebashkiaku Leli pasi kujtoi me kënaqësi vizitën e tij në Kinë vitin e kaluar tha se Vlora i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Kinën dhe shpreson në forcimin e tyre me qytetin Yangzhou. Ai mbështeti idenë e homologut Hong për shkëmbimet e mëtjeshme dypalëshe dhe nënvizoi rëndësinë e shkëmbimeve njerëzore, duke i bërë thirrje bizneseve të qytetit Yangzhou të investojnë në Shqipëri.

 

Me ftesë të kreut të Bashkisë Leli, zoti Hong dhe delegacioni që e shoqëronte morën pjesë të shtunën në veprimtarinë përkujtimore me rastin e 72 vjetorit të fitores së forcave të Luftës Antifashiste në Vlorë, ku ishin të pranishëm dhe minsitri i Transporteve dhe Komunikacionit Sokoli Dervishi, kryetari i rrethit të Vlorës Sadri Danaj, deputetë të rrethit etj.

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu priti delegacionin nga Yangzhou dhe shkëmbeu mendime me zotin Hong për nxitjen e shkëmbimeve miqësore midis këtij qyteti dhe Vlorës. Në takim ishte i pranishëm edhe këshilltari politik i ambasadës Bai Yunbin. 

Suggest To a Friend:   
Print