Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori Zhou Ding promovon librat kinezë në Panairin e 24-t të librit të Tiranës
2021-11-27 01:05

Më 18 nëntor, ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding mori pjesë në Panairin e 24-t të Librit të Tiranës për promovimin e librave kinezë, si “Qeverisja e Kinës”, “Nga pasurimi te fuqizimi” etj. Ishin të pranishëm edhe kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë Petrit Ymeri, drejtori i shtëpisë botuese “Fan Noli” Rexhep Hida, drejtori i shtëpisë botuese “Ombra GVG” Gëzim Tafa, sinologu Iljaz Spahiu, ish-ministri i Jashtëm Arian Starova, studiuesi i njohur Gjergj Sinani etj.

      

Ambasadori Zhou Ding u shpreh se Kina dhe Shqipëria gëzojnë një miqësi tradicionale dhe popujt e të dy vendeve kanë dashuri të thellë për njëri-tjetrin. Fakti që librat kinezë, në një sasi kaq të madhe dhe me përmbajtje kaq të pasur po hyjnë në Shqipëri, tregon se shkëmbimet kulturore mes Kinës dhe Shqipërisë po bëhen më aktive. Ai theksoi se librat politikë, si “Qeverisja e Kinës”, “Nga pasurimi te fuqizimi”, “Rruga Kineze dhe Ëndrra Kneze”, “Shpirti i Anijes së Kuqe” etj., fokusohen në rrugën e zhvillimit ekonomiko-shoqëror të Kinës, duke shpjeguar në mënyrë të gjithanshme dhe sistemore Mendimin e Xi Jinping-ut për Socializmin me Karakteristika Kineze në Epokën e Re. Sivjet është 100-vjetori i Partisë Komuniste të Kinës. Plenumi i gjashtë i Komitetit Qendror të 19-të të Partisë Komuniste të Kinës, i sapombajtur në Pekin, ka përmbledhur arritjet kryesore dhe përvojën historike të Partisë gjatë 100 vjetëve. Që nga themelimi i saj, Partia Komuniste e Kinës gjithmonë i ka vënë njerëzit në plan të pare dhe ka ndjekur rrugën e zhvillimit që përshtatet me kushtet e vetë Kinës, duke bërë të mundur transformimin e Kinës nga ngritja më këmbë te pasurimi dhe te fuqizimi. Sidomos nga Kongresi i 18-të i PKK-së, socializmi me karakteristika kineze ka hyrë në një epokë të re, sistemi demokratik socialist është më i kompletuar, ekonomia është në rrugën e një zhvillimi më cilësor, më të qëndrueshëm dhe më të drejtë, jeta e njerëzve është përmirësuar në të gjitha aspektet, siguria kombëtare është forcuar plotësisht dhe kontributi i Kinës për paqen dhe lulëzimin botëror është rritur më tej. Ambasadori Zhou shprehu besimin se këta libra do të luajnë një rol të rëndësishëm që lexuesit shqiptarë të njohin rrugën e zhvillimit të Kinës.

“Librat mund të bëjnë të mundur që njerëzit nga sisteme të ndryshme politike dhe prejardhje të ndryshme shoqërore e kulturore të komunikojnë, të mirëkuptojnë njëri-tjetrin dhe të shkëmbejnë mendime, duke kapërcyer kufizimet e kohës dhe hapësirës,” u shpreh ambasadori Zhou Ding. Në këtë panair janë paraqitur librat “Ëndrra në Pallatin e Kuq”, “Tao Te Ching”, “Arti i luftës” dhe libra të tjerë klasikë kinezë të përkthyer në gjuhën shqipe, që përfshijnë shumë fusha, si letrare, filozofike, politike, ushtarake etj., duke përmbledhur urtësinë e lashtë të kombit kinez. Këta libra u kanë hapur lexuesve shqiptarë një tjetër dritare për të njohur historinë dhe kulturën kineze. Në kuadër të projektit të bashkëpunimit për përkthimin dhe botimin e librave klasikë kinezë dhe shqiptarë, që po zbatohet prej gjashtë vjetësh, të dy palët kanë bashkëpunuar për të përkthyer dhe botuar një sërë librash kinezë në gjuhën shqipe dhe librash shqip në kinezishte, duke përfshirë vepra të njohura ekonomike, historike, kulturore, letrare etj. Ky bashkëpunim është bërë një pikë e re e ndritur në bashkëpunimin kulturor midis dy vendeve, duke luajtur një rol pozitiv për njohjen e ndërsjellë dhe miqësinë mes të dy popujve tanë. Ambasada kineze është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë dhe shtëpi të ndryshme botuese, për të promovuar më shumë vepra të njohura kineze dhe shqiptare në vendet e njëri-tjetrit, duke e pasuruar vazhdimisht bashkëpunimin miqësor kino-shqiptar me më shumë ngjyrime kulturore.

      

Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë Petrit Ymeri, drejtori i shtëpisë botuese “Fan Noli” Rexhep Hida, drejtori i shtëpisë botuese “Ombra GVG” Gëzim Tafa, sinologu Iljaz Spahiu, ish-ministri i Jashtëm Arian Starova dhe prof. Gjergj Sinani u shprehën se librat mbi Mendimin e Xi Jinping-ut për Socializmin me Karakteristika Kineze në Epokën e Re dhe librat e njohur klasikë kinezë janë shumë të pëlqyer në Shqipëri, duke u ofruar një ushqim të pasur shpirtëror lexuesve shqiptarë. Populli shqiptar shpreson që të njohë më shumë mbi arritjet e zhvillimit, rrugën e zhvillimit dhe historinë e kulturën e lashtë të Kinës nëpërmjet këtyre librave. Shtëpitë botuese shqiptare janë të gatshme për të thelluar bashkëpunimin me ambasadën kineze në Shqipëri dhe organet përkatëse kineze të botimeve, për të paraqitur më shumë libra të njohur kinezë në Shqipëri, për të nxitur komunikimin ndërmjet të dy popujve dhe për të forcuar bazën e miqësisë tradicionale shqiptaro-kineze. 


Suggest To a Friend:   
Print