Home
Embassy Info China/Kina Albania/Shqiperia China & Albania Consular Affairs
中文
  Home > Embassy Info > Ambassador
Mesazh Përshëndetës nga Shkëlqesia e Tij, Ambasadori YE Hao

 

Të dashur Vizitorë,

    Mirëseerdhët në faqen e internetit të Ambasadës Kineze në Shqipëri.

    Kina është një nga civilizimet më të lashta të botës, me sipërfaqe të gjerë dhe popullsi të madh. Pas themellimit të Kinës së re sidomos pas Reformës dhe Hapjes ndaj botës, civilizimi i lashtë lindor shfaqet përsëri me vitalitet. Pozicioni i rëndësishëm i Kinës në politikë, tregti dhe në kulturën globale është në rritje dita ditës.

    Vendi i shqiponjës, Shqipëria, ka një histori të gjatë, gjendet në një pozicion tranzit midis lindjes dhe perëndimit, me klimë të përshtatshme,me lloj-lloj peizazhesh të bukura të maleve dhe gjirin e pastër të detit.Në vitet e fundit,shoqëria shqiptare është gjithënjë e më e stabilizuar, me rritje ekonomike të qëndrueshme, përmirësim të mjedisit të investimeve, si dhe është zgjedhur si një prej ‘Dhjetë vendeve turistike tërheqëse të vitit 2011 në botë’ nga Lonely Planet në vitin 2011.

    Ka një shprehje, ‘Sado larg që jemi, porsi komshi të mirë i kemi.’ Pas themellimit të marrëdhënieve diplomatike me Kinë në vitin 1949, marrëdhëniet e bashkëpunimit miqësor dypalësh janë zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme në këto 60 vite, miqësia midis dy popujve të dy vendeve është duke u thelluar. Vitet e fundit, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i dy vendeve në fushat politike,ekonomiko-tregtare,kulturore,arsimore etj ka arritur rezultate të frytshme.

    Faqja e internetit të Ambasadës Kineze publikon lajmet dhe ofron shërbimin interaktiv nëpërmjet hapësirës online, paraqet një Kinë objektive dhe reale për qytetarë shqiptarë, gjithashtu prezanton një Shqipëri me premisa të plota për popullin kinez.Shpresoj që kjo faqe interneti të mund të shërbejë si një urë elektronike përtej hapësirës dhe kohës midis dy popujve të Kinës dhe Shqipërisë.

    Uroj që ta vizitoni me kënaqësi, dhe jeni të mirëpritur që të na jepni sugjerimet dhe mendimet tuaj për këtë faqe.

                                                                                      Ye  Hao

                                                       Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë

                                               i Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Shqipërisë

                                                                        Dhjetor, 2011 në Tiranë

<Suggest To a Friend>
  <Print>