Home > Consular Affairs > Visas to China
Lehtësimi i vizave për disa shtetas të huaj me leje qëndrimi të vlefshme kineze
2020/08/14

Duke parë përhapjen e shpejtë të COVID-19 në të gjithë botën, Kina ka vendosur të pezullojë përkohësisht hyrjen në Kinë të shtetasve të huaj që kanë viza ose leje qëndrimi ende të vlefshme që nga shpallja e njoftimit që ka hyrë në fuqi më datë 28 Mars 2020. Ndërkohë, shtetasit e huaj që udhëtojnë në Kinë për veprimtari të nevojshme ekonomike, tregtare, shkencore ose teknologjike ose jashtë nevoja të emergjencës humanitare mund të aplikojnë ende për vizë.

Ndërsa parandalimi dhe kontrolli i COVID-19 bëhet i rregullt, për të lehtësuar shkëmbimet, Kina tani ka vendosur që, shtetasit e huaj nga vendet e listuara si më poshtë që kanë leje qëndrimi të vlefshme, përfshirë lejen e punës, lejen për bashkim familjar dhe çështje personale, mund të aplikojnë për viza falas në çdo ambasadë apo konsullatë kineze në këto vende. Pas hyrjes në Kinë, atyre u kërkohet me mirësjellje të respektojnë rregullat e parandalimit të epidemisë së qeverive lokale.

Këta shtetas të huaj në Shqipëri mund të lënë një takim duke dërguar një e-mail në adresën consulate.chinaemb@gmail.com, me subjekt "Mbajtës i Lejes së Vlefshme të Qëndrimit që aplikon për vizë + Numrin e Pasaportës + Emrin e plote", bashkëlidhur duhet të jene Formular Aplikimi për Vizë i plotesuar dhe i firmosur, kopje e lejes së vlefshme të qëndrimit, kopje e faqeve të pasaportës me të dhënat e saj, Deklarata Shëndetësore për Aplikimin për Vizë e plotësuar dhe e firmosur.

Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri

10 gusht 2020

Lista e vendeve në fuqi: Shqipëri, Irlandë, Estonia, Austri, Bullgari, Maqedonia e Veriut, Belgjikë, Islandë, Bosnja dhe Hercegovina, Poloni, Danimarkë, Gjermani, Francë, Finlandë, Hollandë, Mali i Zi, Republika Çeke, Kroaci, Letoni, Lituani, Luksemburg, Rumani, Maltë, Norvegji, Portugali, Suedi, Zvicër, Serbi, Qipro, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Greqi, Hungari, Itali, Mbretëria e Bashkuar

Suggest To a Friend:   
Print